“E paske matematikën si Luli”- plas debati mes Ballës dhe avokatit nga Saranda
A janë hapur listat, apo jo? Kjo është tema e diskutimit në Open në Top Channel ku sekretari i përgjithshëm I PS, Taulant Balla ndodhet përballë analistëve.
Nisi me debate emisioni teksa avokati Adriatik Lapaj shpjegoi përllogaritjen e Hercit në vota. Shpjegimet nuk u pranuan nga Balla.
Pjesë nga debati:
Balla: Nëse ti do të bësh këto diskutime me mua e ke të humbur këtë betejë. Të kam xhan, mos insisto më.
Adriatik Lapaj: Po s’kam ardhur të më kesh xhan ti, kam ardhur t’u shpjegoj qytetarëve
Balla: Herësi numërohet votat totale pjesëtoje me numrin e mandateve
Adriatik Lapaj: O Eni, nuk kam ardhur të marr leksione.
Balla: Po e ke bërë gabim mor. Nuk është ashtu.
Lapaj: Kështu është, më lini ta mbaroj.
Balla: Kalo te Gjirokastra dhe leje Kukësin se e ke gabim
Lapaj: Mbaj përgjegjësi unë nëse e kam gabim. Mbaj përgjegjësi para publikut.
Balla: Kërko të falur nesër.