GJKKO dha mbi 130 vite burg për 14 anëtarët e një grupi që merrej me trafik droge nga Shqipëria drejt Greqisë.  Ata u arrestuan gjatë operacionit “Bistrica 2019”, ku u sekuestruan edhe 145.6 kg kanabis.

Tre akuza rëndojnë mbi ta: “Trafikim i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Të 14-ët emër për emër dhe dënimet e tyre:

-Gentjan Luto, dënohet më 10 vite burgim.

-Artur Xhanaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burgim.

-Florenc Luto, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj.

-Elisabeta Laçi, dënohet me 8 vite burg.

-Saimir Dushku, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj

-Gramos Saliaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg

-Edmir Asllanaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg

-Ervin Muçaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg

-Gentian Xheka, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg

-Agim Myrtaj,dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg

-Elidjon Xhanaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj

-Petrit Kasaj, dënohet me 8 vite dhe 4 muaj burg

-Behar Kasaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg

-Arjan Lushkaj dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg.