FOTOT/ Veshja e kryebashkiakut të Tepelenës, tërheq vëmendjen në Kongresin e PS

Zhvillohet në ambinetet e Pallatit të Kongresëve, Kongresi i Partisë Socialiste, ku figura të rëndësishme të PS-së flasin në lidhje me objektivat dhe vizionet e partisë.

Fax News ka fotografuar, në hollin e pallatit të Kongresëve, ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati së bashku me ministrin për Rindërtimin pas Tërmetit Arben Ahmetajn.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte edhe prania e kryebashkiakut të Tepelenës Tërmet Peçit mes tyre, i cili ka spikatur me veshjen e tij që është e njëjtë me stilin e Edi Ramës.

Peçi shihet të ketë veshur kostumin serioz me atlete të bardha ngjashëm si kryeministri Edi Rama.