Kategoria Dytë: Butrinti synon vazhdimsinë në transfertë kundër Tepelenës

Ditën e nesërme do të luhet java e 14-të e Kategorisë së dytë.

Ekipi i Butrintit do të luajë në transfertë përballë ekipit të Tepelenës

Skuadra sarandiote shkon në këtë përballje me një moral të lartë, pas fitores së thellë që arritën javën e kaluar kundër Selenicës.

Synimi i Butrintit në këtë përballje do të jetë marrja e pikëve të pikëve të plota.

Butrinti renditet në vendin e katërt me 26 pikë, ndërsa Tepelena pozicionohet në vendin e 12-të me 10 pikë./Sarandanews/