E moshuara nga Piqerasi/ Mjekët: Është në gjendje të mirë shëndetësore
Prej pasdites së djeshme e moshuara 80-vjeçare Elefteria Qendrothanasi vijon të trajtohet në spitalin e Sarandës.
Sipas mjekëve, e moshuara është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po diskutohet dhe me strukturat e tjera shtetërore për fatin e saj të mëtejshëm.
E moshuara u transportua drejt spitalit pas denoncimit në media të faktit se pavarësisht se e moshuara trajtohet me invaliditet dhe kujdestari, ajo ishte braktisur në rrugë, e pa ushqyer dhe në gjendje të rëndë higjenike.