Gurma, Hyseni dhe Gjiknuri inagurojnë rrugën e re “Idriz Alidhima”, investim që lehtëson qarkullimin për banorët dhe pushuesit

Këtë të enjte kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma, së bashku me deputetin e zonës Alket Hysenin dhe kordinatorin politik të qarkut Vlorë Damian Gjiknuri, kanë qenë të pranishëm në inagurimin e rrugës pranë stadiumit.

Rruga “Idriz Alidhima” është transformuar e gjitha, duke lehtësuar dhe përmirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.

“Së bashku me Damianin dhe me Alketin inspektuam sot rrugën “Idriz Alidhima”, ku falë investimit?? nga të ardhurat të Bashkisë, eshtë bërë riveshja me shtresë asfaltike,sistemimi i kunetave anësore dhe po vazhdon plotësimi me sinjalistikën rrugore vertikale ?️⛔️dhe horizontale.
Një investim më shumë në infrastukturë,që lehtëson dhe përmirëson ndjeshëm lëvizjen ??e qytetarëve dhe pushuesve në këtë zonë të qytetit✅.
Ecim➡️”, shkruan në postimin e tij Adrian Gurma.

Ndërsa, deputeti Sarandës Alket Hyseni shprehet se disa projekte të reja do e përmirësojnë akoma dhe më shumë infrastrukturën në Sarandë dhe Ksamil.

“Vijojnë punët? e mira të Bashkisë Sarandë.

Me ftesë të Adit shkuam sot me Damianin për inagurimin e rehabilitimit të rrugës nga spitali? tek stadiumi?.

Disa punë publike me fondet e vetë bashkisë, bashkë me projekte të qeverisë si shëtitorja, rruga e re për Çukë, si dhe startimi i projektit prej 15 milionë euro në Ksamil, do përmirësojnë ndjeshëm infrastrukturën e qytetit tonë.
#PërSarandënQëDuam☀️?”, shkruan deputeti Alket Hyseni. /Sarandanews.com/

Së bashku me Damianin dhe me Alketin inspektuam sot rrugën “Idriz Alidhima”, ku falë investimit?? nga të ardhurat të…

Posted by Adrian Gurma on Thursday, August 20, 2020