Qafa e Brreshërit: Ja përse banorët kundërshtojnë ndërtimin e gurores

Qafa e Brreshërit  ndodhet ndërmjet fshatrave Bajkaj, Vanë dhe Kalasë, pikërisht aty kalon edhe  rruga e re Kardhiq – Delvinë.

Gjatë viteve të diktaturës në Qafën e Breshërit, për vetë pozicionin strategjik,  ishte ndërtuar një repart ushtarak, ndërtimi i së cilit ndikoi edhe në ruajtjen e bimësisë së zonës, e cila tashmë duket se ka krijuar një park të vërtetë.

Nisur nga pozicioni pranë lumit të Kalasës dhe pranë autostradës, banorët e zonës e kanë parë këtë vend si një mundësi për ta zhndërruar një destinacion të ardhshëm turistik, i cili do të ndërthuret edhe me asetet e tjera të zonës, sic janë Burimet dhe urat e lumit të Kalases, qyteti i braktisur i Kamenicës, xhamia e Gjin Aleksit dhe Kompleksi Islamik i Xhermëhallës në Delvinë.