Përplasi fëmijën në Kakavijë, shoferi i ambulancës mbetet në burg: Isha me 75 km/h, po shkoja në…
Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për shoferin e ambulancës që përplasi për vdekje një fëmijë 10 vjeç më 14 Gusht në aksin Kakavijë-Gjirokastër.
Gjatë seancës gjyqësore, shoferi A.Golemi ka deklaruar se po transportonte me ambulancë një paciente dhe se i mituri i doli përpara mjetit. Sipas tij, ai po drejtonte ambulancën me 75 km/h dhe po nxitonte për të shkuar në Spitalin e Gjirokastrës.
Por pavarësisht pretendimeve të tij, trupa gjykuese ka vendosur që ta lërë në qeli shoferin e ambulancës deri në përfundim të hetimeve.
Ngjarja e rëndë ndodhi të premten e 14 Gushtit, në kulimin e kaosit në Kakavijë kur ishte krijuar radhë e gjatë me automjetet e emigrantëve që kërkonin të kalonin doganën e Kakavijës drejt Greqisë.
Fëmija 10-vjeçar ishte së bashku me familjen e tij në radhë duke pritur për të kaluar drejt tokës greke, kur u përplas për vdekje nga ambulanca.