VIDEO/ Alket Hyseni publikon pamjet e ndryshimit të ambulancave në Delvinë

Jo vetëm qendrat shëndetësore, por edhe pikat e ambulancave në të gjithë vendin po i nënshtrohen transformimit falë rehabilitimit të tyre.

Kështu ka ndodhur edhe me ambulancën e Delvinës.

Deputeti i zonës, Alket Hyseni, ka publikuar pamjet se si është transformuar ambulanca e Delvinë.

“Kjo karakatinë quhej autoambulanca e spitalit të Delvinës nga ata që sot ankohen për shërbimin e urgjencës, jo shekuj më parë, as dekada, por pak vite më parë.

Ky është imazhi i dështakëve që bëjnë sot ekspertin nëpër ekrane e portale dhe ju “dhëmb shpirti” për popullin.

Sot autoambulancë e re për Delvinën. Pajisje bashkëkohore urgjence dhe staf i kualifikuar. Vijojmë punën për përmirsimet e shërbimeve shëndetsore ndaj shqiptarëve, edhe pse jemi akoma larg standartit që synojmë”, shkruan Hyseni. /Sarandanews.com/

Alket Hyseni publikon pamjet e ndryshimit të ambulancave në #Delvinë ?

Posted by Sarandanews.com on Tuesday, August 18, 2020