Vjen përgjigja përfundimtare, 15-vjeçari afgan në spitalin e Sarandës nuk është me Koronavirus
Një 15-vjeçar nga Afganistani së bashku me 13 shtetas të tjerë u ndaluan ditën e djeshme nga policia në doganën e Qafë Botës.
Shtetasit nga Afganistani po tentonin të futeshin ilegalisht në Shqipëri.
15-vjeçari i ndaluar nga policia u konstatua me temperaturë të lartë, duke u transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës, pasi dyshohej se ky shtetas ishte mbartës i Koronavirusit.
Pas marrjes së analizave në spitalin e Sarandës, ato u dërguan menjëherë në Tiranë, dhe sot erdhi përgjigja përfundimtare ku 15 vjecari afgan nuk është i infektuar me Koronavirus. /Sarandanews/