Mbyllja e clube-ve, Ilir Beqaj: Arti nuk bëhet në lokale nate, pas orës 20.00 nis përdorimi i alkoolit, shtohen stërkalat
Deputeti i PS, Ilir Beqaj ka komentuar aktin normativ për mbylljen e lokaleve të natës pas orës 20.00, për shkak të përkeqësimit të situatës covid-19.
Sipas ish-ministrit të Shëndetësisë, arti nuk bëhet në lokalet e natës, por rekomandon Teatrin e Operës dhe Baletit.
“Muzika nuk vret por zhurma vret. Muzika dhe arti nuk bëhen në klube nate. Nëse do merreni me muzikën po rregullojmë teatrin e operës dhe baletit, por nuk vret muzika. Nuk e di që u bëka artin në klubet e natës.
Pse në orën 20.00? Në orën 20.00 fillon përdorimi i pijeve alkoolike, energjike dhe më pas më pas njerëzit nuk e mbajnë dot distancë, e kur ka aktivitet fizik shtohet stërkala e pështymës.
Qeveria duhet të përmirësojë komunikimin që masat të pranohen e të respektohen nga njerëzit duhet tu themi edhe pse e marrim këtë masë. Fajin e kanë të gjithë, nuk bëjmë për çdo aktivitet me nga një polic. Kjo nuk është betejë që fitohet në spitale”, u shpreh Beqaj në Kuvend.