Çaçi bisedë me mësuesit e shkollës “Hasan Tahsini: Ja plani për sistemimin e infrastrukturës dhe rehabilitimin e terreneve sportive

Kandidati i PS per bashkine e Sarandes, Oltion Çaçi, ka zhvillluar dje nje takim me mesuesit e shkolles “Hasan Tahsini”.

Çaçi ka treguar para tyre planin e tij per sistemimin e infrastrukturës shkollore dhe rehabilitimin e terreneve sportive.

“Me mësues të shkollës “Hasan Tahsini” për të folur mbi planin tonë për sistemimin e infrastrukturës shkollore dhe rehabilitimin e terreneve sportive.

Në sezonin e ri shkollor nisim jetësimin e fazës së radhës të projektit “Shkolla si Qendër Komunitare” që e çon këtë nisëm në një nivel tjetër bashkëveprimi mes shkollës dhe komunitetit, me fokus rritjen e aktiviteteve jashtë shkollore, sportive e artistike në çdo institucion arsimor të qytetit”, shprehet Çaçi.