Sarandë, zhvillohet një tryezë për zonat e mbrojtura
Shqetësimi për kërcënimim e zonave të mbrojtura ka çuar në inicimin e një tryeze në Sarandë, nga Eco Albania, ResPublika dhe Forumi i Medias së Lirë. “Mbrojtja e hapësirës është kauz” ishte fokusi i këtij organizimi në Sarandë, ku në qendër të diskutimit të Projektit PAMANCA u vendos Butrinti.
Gjatë prezantimit dhe diskutimit prej pjesëmarrësve erdhën gjetjet mbi situatën kërcënuese që u vijnë zonave të mbrojtura për shkak të pakësimit të sipërfaqes buferike, të aktivizimit të prokekteve ndërtuese, gjuetisë së pakontrolluar etj.
Diskutantët sollën si shqetësim të parë realiterin e mbivendosjes së disa institucioneve në këto territore dhe shpesh pamundësinë e veprimit të pushtetit vendor, për mungesë kompetencash dhe për kufizimin e ardhur nga mdarja administrative.
Në tryezë u sollën shqetësime që lidhen edhe me mangësi të administrimit të Liqenit të Butrintit, si dhe me administrimin e ishujve të Ksamilit.
Diskutimi i hapur evidentoi nevojat, sfidat dhe rekomandimet për të sjellë ndryshimet e duhura.
Pjesë e tryezës ishte edhe workshopi njohës me sfidat që sjell ndryshimi i ligjit pët zonat e mbrojtura, agumentuar si nevojë, nga Avokati Dorjan Matlia.
Projekti PAMANCA ishte në prezantimin e parë në Sarandë, duke bërë të njohura objektivat kryesore dhe rezultatet e pritshme.

