“Komplotet” brenda PD-së dhe “përplasjet” që kishte me Ina Zhupën – Pse u largua Manjola Nikollo?
Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, një ditë më parë ju largua dhe një tjetër demokrate. Pas emërimit të ish-deputetes së PD-së, Zheni Gjergji në krye të Spitalit Rajonal ‘Dr. Xhaferr Kongoli’ në Elbasan, socialistët kanë arritur të “peshkojnë” nga kampi blu ish-kryetaren e kësaj force politikë në Sarandë.
Manjola Nikollo, ish-zyrtarja demokrate ka pranuar të jetë nënkryetarja e re e bashkisë së Sarandës, e cila drejtohet nga Oltion Çaçi.
Emërimi i saj vjen në vazhdën e kalimeve të disa përfaqësuesve nga radhët e demokratëve drejt atyre të Partisë Socialiste.
Manjola Nikollo dha dorëheqjen si kryetare e PD-së në Sarandë për të marrë pjesë në primare, më pas ajo hoqi dorë edhe nga pjesëmarrja në listën e hapur të PD-së në qarkun e Vlorës në zgjedhjet e 11 Majit.
“Ftohja” e ish-kryetares së PD-së në Sarandë me anëtarët e forcës politike që bënte pjesë daton prej kohësh. Më herët ajo ka denoncuar “komplotet” që po bëheshin me qëllim për ta hequr nga posti i kryetares së Partisë Demokratike.
Ajo njoftoi më herët se në fshehtësi të Degës së PD Sarandë ishte marrë nëj vendim për zgjedhej të reja në këtë degë dhe që sipas saj ky vendim ishte marrë nga kryesia e Partisë Demokratike në bashkëpunim me deputeten Ina Zhupa dhe pa dijeni të anëtarëve të Degës së PD Sarandë.
“… Në këto dy vite, shpesh ato që në dukje mund të kenë qenë minimilisht influenca të miat apo maksimalisht vendimarrje, në realitet nuk kanë qenë edhe aq. Përpjekjet e deputetes së zonës sonë, Ina Zhupa, janë përkthyer në “veto” për disa nga vendimarrjet e këtyre dy viteve që në jo pak raste kanë mërzitur demokratët e thjeshtë e shpesh i kanë prerë rrugën ambicjeve legjitime të anëtarëve por dhe detyrimeve statutore të degës sonë. Kam zgjedhur të mbaj mbi supe atë cka nuk e kam bërë, kam pranuar ato përgjegjësi që nuk i kam pasur, packa se kam luftuar që asnjë demokrat mos të cënohej kurrsesi edhe pse mund mos t’ja kem dalë në finale. Modeli im i punës nuk ka të bëje as me “diktate” provinciale, as me “veto” të forti e as me intriga dinake”, shkruante ajo.
Saakq kujtojmë që ajo ishte e para e cila ju përgjigj kërkesës së Sali Berishës duke dhënë dorëheqjen nga posti drejtues që mbante dhe duke shprehur ambicien për garën e primareve. Ajo u bë pjesë e këtij procesi, nga i cili “doli i zhgënjyer”.
Pas humbjes në Primare, Nikollo vendosi që të hiqte dorë dhe të mos garonte në zgjedhjet e 11 Majit në listat e hapura të kësaj force politike për qarkun e Vlorës.
E teksa nuk kanë kaluar ende 24 orë nga ky udhëzim ka ardhur edhe dorëheqja e parë. Bëhet fjalë për kryetaren e degës së PD-së në Sarandë, Manjola Nikollo, e cila ka dhënë dorëheqjen nga posti drejtues dhe ka shprehur ambicien për garën e primareve.

