Tragjedia e e Himarës, Rama: Dhimbja më ka gërryer ditë e natë. Jam shumë i revoltuar, edhe si pushues polici duhet të jetë shembull

Kryeministri Edi Rama është shprehur i revoltuar për ngjarjen në Himarë, ku ndërroi jetë në mënyre tragjike vogëlushja 7-vjeçare, e cila u përplas për vdekje nga skafi që drejtohej nga një punonjës policie.

Në fjalët e tij gjatë prezantimit të Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Rama tha se nuk e ka harruar ngjarjen e Himarës, teksa bën një reflektim për ngjarjen që trondit Shqipërinë.

” Nuk e kam harruar akoma ngjarjen tragjike të Himarës ku vogëlushja humbi jetën nga goditja fatale e një skafi në bregun e detit. Në një moment ndryshimi në policinë e shtetit kam dëshirë të ndajë një reflektim me publikun dhe ju.

Dhimbja për një jetë aq të re, të rrëmbyer aq egërsisht në një shkelje aq e papërgjegjshme e rregullave me ka gërryer me ditë dhe netë.

Kam, ndjenjë revolte për faktin se shkelësi që u kthye në vrasës nuk ishte pushues i zakonshëm por ishte punonjës policie. Ajo tragjedi nuk ka asnjë ngushëllim. S’ka sit ë ketë ngushëllim për familjen e një fëmije viktim. Është vendi të themi që ajo familje tregoi vetëpërmbajtje”, deklaroi Rama.