“Kaçua”
Nga Auron Tare
Kaçua është një personazh i njohur i Sarandës. Ca herë Peshkatar , ca herë ndihmës ca herë punëtor Porti, Kaçua është një njeri i butë dhe plot humor
Jam matur ta pyes disa herë kur e takoj, për origjinën e tij. Sot nën përvëlimin e vapës u ulëm të dy në hije dhe po flisnim.
Kaco – e pyes unë. Nga je me origjinë? Cam – më thotë. Edhe mëma edhe babai.
Po ndonjë linjë nga Bregu? E ngas unë. Jo- më thotë. E di mirë- i them prapë? Jo jo. Nuk kam lidhje. Po pse me pyet?- më thotë i cuditur.
Eeee- i them prapë. Po sa herë të shof më kujtohet dikush që e kam fort për zemër. Një aktor anglez.
I tregoj një foto te aktorit shekspirian më të njohur britanik. sir Anthony Qualle
Cmë thua – më shikon në sy Kacua. Sa më ngjan- dhe buzëqesh.
Po unë clidhje kam me të? Pyet Kacua pasi mendohet pak.
Epo kushedi mo Kaco i them mbase dilnin kushërinj. Qeshim të dy kur i them se aktori i famshëm i Hollywood ne vitet 60-të, kishte jetur një vit në Dukat, Dhermi dhe Palasë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Eeee. Ku i dihet mo Auron, thotë Kacua dhe qesh me shejtanllëkun tim.
Foto 3. Sir Anthony Qualle ne Dukat


