Arrestimi i kandidatit të Lapajt në Sarandë pasi u kap me kokainë, Taulant Balla: Mos ta kanë organizuar nga brenda o Tiku, apo ky Agroni ka gisht

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Sarandë, Ergys Isufi, pasi u kap me kokainë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka ironizuar duke thënë: “Mos ta kanë organizuar nga brenda, apo ky Agroni mos ka gisht”.

“Mirë prindër, familjarë e krushq kandidatë, po kjo ç’është o Tiku?!

Se mos ta kanë organizuar nga brenda, apo ky Agroni mos ka gisht.

Se një armik do ta gjesh ti tani, siç të ka mësuar baba bufi”, shkruan Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *