Një grup austriakësh në bashkinë e Sarandë, përmirësimi i ofertës turistike fokus në agjenden e takimeve

Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma u takua sot me një grup të kryesuar nga Marcus Wild, drejtues i kompanisë austriake “Ideal Live Marketing” dhe ekspertë të saj e të “Primes Albania”.

Biseduan mbi mbarëvajtjen e sezonit turistik , eventet e organizuara, mbi mundësinë për të asistuar në organizim aktivitetesh, festivalesh verore apo lojrave sportive të ujit  që i duhen Sarandës dhe turistit të saj, si dhe në hartimin e një oferte turistike rajonale gjithëpërfshirëse, duke integruar edhe bashkitë fqinje në rajon.

“Takova sot, një grup të kryesuar nga Marcus Wild, drejtues i kompanisë austriake “Ideal Live Marketing” dhe ekspertë të saj e të “Primes Albania”.

Biseduam me ata, mbi mbarëvajtjen e sezonit turistik, eventet e organizuara, mbi mundësinë për të asistuar në organizim aktivitetesh, festivalesh verore apo lojrave sportive të ujit që i duhen Sarandës dhe turistit të saj, si dhe në hartimin e një oferte turistike rajonale gjithëpërfshirëse, duke integruar edhe bashkitë fqinje në rajon”, shkruan Gurma.