Takimi i madh i Vlorës, Çuçi: Gratë dhe vajzat, garancia jonë për fitoren e 11 majit
Ne nisje të takimit elektoral të kryeministrit Edi Rama me gra e vajza të Vlorës, drejtuesi politik i PS në këtë qark, Bledi Çuçi, tha se asgjë nga arritjet e këtyre viteve në qeverisjen qëndrore e lokale nuk do të ishte e mundur pa kontributin e çmuar të grave e vajzave. E po kështu mbështetja e tyre është një shtyllë e rëndësishme për fitoren e 11 majit.
Çuçi tha se 50% e listës së kandidatëve të PS në qarkun Vlorë për këto zgjedhje janë gra e vajza të cilat do të jenë zëri i qytetarëve në Kuvend. Më poshtë pjesë nga fjala e Çuçit.
“Cfarë energjie fantastike sot!! Salla e këtij pallati sporti po më duket më e bukur se kurrë ndonjëherë më parë me gjithë këto fytyra të shndritshme këtu. Jam shumë i lumtur sot që e mirëpresim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryeministrin tonë, Edi Rama, me vajzat dhe gratë e mrekullueshme të Qarkut Vlorë, forca e të cilave është shtylla mbështetëse e shoqërisë vlonjate dhe shqiptare, si dhe garancia jonë më e fuqishme për fitoren në datën 11 Maj.
Mandati ynë i katërt, nën drejtimin e Edi Ramës, do të jetë kurorëzimi i rrugëtimit tonë të përbashkët për një Shqipëri që më në fund bëhet anëtare me të drejta të plota në familjen europiane – me liri dhe dinjitet për çdo qytetar shqiptar në çdo cep të Europës.
Dhe asgjë nga këto nuk do të ishte e arritshme, pa energjinë, punën e palodhur, dhe këmbënguljen stoike te vajzave dhe grave në çdo cep të Shqipërisë, të cilat janë kontributoret kryesore të këtij transformimi rrënjësor që ka pësuar Vlora dhe e gjithë Shqipëria.
Këtu në Qarkun e Vlorës kemi 3320 vajza dhe gra anëtare të Partisë Socialiste, 362 vajza dhe gra bashkëkryetare të organizatave socialiste në bazë dhe 38 vajza dhe gra anëtare të këshillave bashkiak të Bashkive të Qarkut Vlorë.
Gjithashtu, skuadra fituese e qarkut Vlorë për mandatin e katërt përbëhet në 50% nga vajza dhe gra të shkëlqyera, që do të jenë një zë i fortë dhe pa kompromis për Vlorën, Sarandën, Himarën, Selenicën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin në Parlamentin e Shqipërisë”, u shpreh Çuçi.