Ina Majko, “ministrja e parë që duam” nëse PS fiton më 11 maj!

Gjatë takimeve të fundit të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama ka ‘konfirmuar’ ministren e parë të qeverisë së ardhshme nëse fiton zgjedhjet e 11 majit.

Bëhet fjalë për Ina Majkon, e cila kandidon për deputete në qarkun e Vlorës. Nëse ajo nuk merr votat e mjaftueshme për të siguruar një vend në Kuvend, atëherë Rama i premtoi sot publikisht se do ta bëjë pjesë të qeverisë.

Ina Majko, vajza rome, para se të përfshihej në politikë nisi podcast-in e saj në Radio Tirana, duke i dedikuar një emision radiofonik komunitetit të cilin përfaqëson. Në  një intervistë për “Liberale.al”,  pak kohë më parë ajo zbuloi përvojën e saj të re që sapo kishte nisur në botën e medias dhe ambicjen për të qenë një zë i fuqishëm për komunitetin nga ajo vjen.
Unë nuk mbaj mëri dhe nuk kam nevojë të çlirohem. Unë ballafaqohem me sfida se jam rome, por faji nuk qëndron tek fakti që jam rome por për shkak të keqkuptimeve dhe dis-informimit që njerëzit kanë për komunitetin tim. Është thelbësore të kuptoni këtë dallim,” tha ajo në intervistën për Liberale.

Por tashmë vjen jo vetëm si një zë mediatik në radio. Ajo është surprizuar teksa u përfshi në listat e hapura si deputete dhe madje pavarësisht nëse fiton ose jo mandatin siguroi e para një portofol ministri. Ku sipas sondazheve PS është partia e parë që pritet të fitojë sërish.

“Unë jam shumë krenar që për herë të parë Partia Socialiste bëhet promotore e një kandidature nga komuniteti rom. Një vajzë nga Delvina, e cila përfaqëson vajzat e margjinalizuara, por që jo vetëm mund të jetë një zë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë por që edhe nëse nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë të mandatit të ardhshëm”, tha Rama gjatë takimit elektoral me vajzat dhe gratë në Korçë.

Ina Majko është e para kandidate e komunitetit rom për t’u bërë deputete dhe do të jetë ministrja e parë nga komuniteti rom nëse PS fiton mandatin e katërt.

Ina Majko, “ministrja e parë që duam” nëse PS fiton

Para se të merrte ofertën në qeveri ajo tha se dëshironte shumë që të ishte pjesë e Parlamentit për të përfaqësuar komunitetin rom nga ajo vjen.

Ina është altivizuar më shumë se 12 vite në çështje mjedisore dhe të komunitetit rom dhe egjiptian çka shprehet se e ka bërë të njohë mirë problematikat e shoqërisë sonë.

“Kam dëshirë që të jem në parlament dhe do të luftojë për të drejtat e komuniteti rom. Jam e para rome që kandidoj me shanse të barabarta dhe ky është një shansë historik’, tha ajo.
Majko tha se PS mori një risk përsipër me futjen e saj në lista si kandidatë për deputet në qarkun Vlorë.

Ina Majko, “ministrja e parë që duam” nëse PS fiton

Ajo u përzgjodh nga platforma ‘Deputeti që duam’, “sepse e mendova si një dritare për diçka të re dhe t’i jap një shansë vetes dhe komunitetit tim.Në rastin tim mendoj e partia ka marr një risk mbi supe sepse dimë cila është stigma për komunitetin romë’, thekson Ina.
Por kryeministri ka shkuar më larg. Ai i ka besuar postin e ministres ende pa fituar zgjedhjet, ndërkohë që shihej më e vështirë fitorja individuale e Ina Majkos sesa ajo e partisë.

Ashtu si edhe herë të tjera, Kryeministri Edi Rama duket se ka guxuar më tepër me emrin e saj. Siç edhe ka guxuar në fakt, më herët, me emra të tjerë që nuk kanë pasur asnjë karrierë politike në PS.

E pyetur a do ta pranonte një ftesë nëse do ti kishte ardhur nga PD, Majko u shpreh se bindjet e saj janë më shumë të majta, por përtej partie do të pranone çdo propozim përfaqësimi.

‘Nëse portalin ‘Deputeti që duam’ do e kishte PD edhe mund të kisha aplikuar sepse komuniteti rom dhe egjiptian e ka të nevojshëm që të ketë një zë në parlament.

E ndërsa ajo u përzgjodh në Vlorë nga platforma “deputeti që duam” kryeminisri Rama shkoi më tej dhe tha se Ina Majko “është ministrja e parë që duam të kemi në kabinet pas 11 majit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *