Qafë Botë, tentoi të kalonte kufirin drejt Greqisë: Kapet i shumëkërkuari shqiptar për trafik droge e grabitje

Një shtetas shqiptar i shumëkërkuar nga Prokuroria e Athinës është ndaluar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare Qafë-Botë nga pala greke pasi tentoi të kalonte drejt shtetit helen.

Sipas raportimeve rezulton se ndaj ti është dhënë një urdhër arresti për pjesëmarrje në grabitje, trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Sakaq, arrestimi është kryer nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Filatit.