Hotelet e vijës së parë në Sarandë, të parët në prenotimet online

Strukturat hoteliere të ndodhura në vijën e parë, mbi pedonalen e Sarandës, duket se janë më përpara, si me mbylljen e përgatitjeve për sezonin e ri, edhe me premtimet online që kanë marrë deri tani.

E përbashkëta e informacionit që na u ofrua në recepsionet e tyre, ishte se mbi 80% e prenotimeve bëhen online.

Të pranishëm në këtë start sezoni, na thanë se janë turistët nga vendet nordike, gjermanë e polakë, të moshave që parapëlqejnë më tepër të pushojnë në sezonin e ulët, të pranverës ose vjeshtës.
Katër sinkronat ku flasin se ku gjenden me prenotimet e momentit

Lokacioni i këtyre hoteleve në afërsi me shetitoren dhe me detin, vlerësohet si avantazh, pasi turisti parapëlqen Qendrën e qytetit, ku edhe shërbimet merren më me lehtësi dhe duke mos shpenzuar kohë.

Sinjalet pozitive që kanë marrë se pritet një sezon me prurje intensive, janë bërë nxitëse për hotelerinë që edhe standarti i shërbimit e oferta e tyre të përmirësohet, përmes investimeve serioze në kushtet e akomodimit.

Mungesa në staf kudo është e ndjeshme. Por në hotele që funksionojnë si biznes familjar, zgjidhjen e shikojnë tek vendimi për ta kompensuar mungesën e gjysmës së stafit me dyfishim të punës së tyre në biznes.

Pothuajse në çdo hotel, prilli ka dhënë trokitjet e para të një sezoni që nis më herët, është më premtues për flukse shumë më të larta turistike këtë verë dhe se kudo presin që sezoni të ketë zgjatje më të madhe në kohë në muajt e vjeshtës. /Rtsh Gjirokastra/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *