Goditen dy raste të paligjshmërisë nga Komisariati i Policisë Sarandë

Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të detyrave për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme, kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha lagjet dhe akset hyrëse e dalëse të qytetit.

Si rezultat i këtyre kontrolleve të shtuara, janë goditur dy raste të paligjshmërisë, konkretisht:

Gjatë kontrolleve të ushtruara në lagjen nr. 1, shërbimet e Policisë arrestuan shtetasin F. Gj., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. 21-vjeçari dyshohet se e ndante lëndën narkotike në doza për ta shitur, kryesisht në lokalet e natës në qytetin e Sarandës.

Po në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë ndaluan një automjet tip “Audi”, ku u konstatua se drejtuesi i tij, shtetasi A. H., 44 vjeç, banues në Sarandë, mbante në automjet një armë sportive të markës “Gamo”, pa lejen e organeve kompetente. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe, në vijim të veprimeve, nisi procedimi penal në ngarkim të 44-vjeçarit.

Materialet për të dy rastet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *