Butrinti pret Skraparin, synohet vetëm fitorja

Pas fitores spektakolare të arritur javën e kaluar me përmbysje kundër Tomorrit, ditën e nesërme ekipi i Butrinit do të sfidojë skuadrën e Skraparit.

Ky duel do të luhet në Sarandë në orën 17:00.

Ekipi sarandiot në këtë përballje do të ketë si synim marrjen e tre pikëve, për të vijuar serinë e rezultateve pozitive dhe për të synuar një vend që të çon në play off.

Butrinti renditet në vendin e katërt me 35 pikë të grumbulluara, ndërsa Skrapari pozicionohet në vendin e 12 me 11 pikë.