Shërbimet e kujdesit social nisin në çdo njësi Administrative të Bashkisë Finiq
Bashkia Finiq ka nisur ofrimin e shërbimeve të kujdesit social në çdo Njësi Administrative, pas kërkesës dhe miratimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për mbështetje financiare nga Programi i Fondit Social 2025.
Kjo iniciativë është pjesë e zbatimit të projektit “Njësia e Lëvizshme për Shërbimet Sociale”, i cili ka si qëllim kryesor mbështetjen e të moshuarve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, shëndetësore dhe socio-ekonomike.
Ky program synon të ofrojë shërbime më të mira dhe më të aksesueshme për qytetarët e Bashkisë Finiq, duke garantuar një mbështetje të qëndrueshme dhe të vazhdueshme për ata që kanë nevojë më shumë.