Sarandë, takim me GIZ Albania për programin ALBAdapt: Pjesëmarrës të rëndësishëm në ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë mjedisore

Sot, gjatë një takimi të rëndësishëm me GIZ Albania, u prezantua programi *ALBAdapt*, një iniciativë që fokusohet në përballimin e sfidave të ndryshimeve klimatike dhe zhvillimin e politikave të qëndrueshme për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe të qëndrueshme për Shqipërinë.

*Programi ALBAdapt ka si qëllime kryesore:*

✅ *Gjenerimin dhe përdorimin e informacionit mbi klimën* për vendimmarrje të informuar dhe strategjike.
✅ *Mbështetjen e krijimit të një Shërbimi Kombëtar Meteorologjik dhe Hidrologjik*, për një monitorim më efikas të kushteve klimatike dhe hidrologjike në vend.
✅ *Zhvillimin e një Sistemi Paralajmërimi të Hershëm për Rreziqe të Shumëfishta*, që do të mundësojë parandalimin e katastrofave dhe garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

Ky program është një hap përpara në zbatimin e politikave mjedisore dhe krijimin e kushteve për një zhvillim të qëndrueshëm, duke kontribuar në një të ardhme më të sigurt dhe të shëndetshme për komunitetin tonë. 🌱♻️

“Ne mbetemi të angazhuar për realizimin e këtyre qëllimeve dhe për një të ardhme më të sigurt për brezat që do të vijnë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *