Adrian Gurma jep lajmin e mirë për të moshuarit e Qendrës Polivalente në Sarandë

Kryebashiaku Adrian Gurma, u ka dhënë një lajm të mirë të moshurave në Qëndrën Polivalente.

Në takimin që pati me ata, Gurma u premtou se së shpejti fillon rikonstruksioni i Qendrës Polivalente, me financim në kuadër të projektit IADSA në Shqipëri.

“Me të moshuarit e Qendrës Polivalente Sarandë, sot në Ditën Botërore të të Moshuarve, për të uruar dhe për t’u dhënë lajmin e mirë, se së shpejti fillon rikonstruksioni i Qendrës Polivalente, me financim në kuadër të projektit  IADSA?? në Shqipëri”, shprehet kryetari i bashkisë Sarandë Adrian Gurma.