“Nuk do të votojmë nëse…”/ Taksistët në protestë në Sarandë, duan vende parkimi dhe eliminimin e konkurrencës nga ilegalët

Taksistët në Sarandë kanë dalë sot sërish në protestë para bashkisë lokale për një radhë kërkesash të pazgjidhura që kërcënojnë sektorin e shërbimit taksi në prag të sezonit turistik.

Sindikata e taksistëve ka përshkuar rrugët kryesore të Sarandës për tu ndalur para bashkisë nën zhurmën e borive të mjeteve. Taksistët u shfaqën të revoltuar për dhënien pa limit të liçensave për taksi, nga ana e Bashkisë.

Vetëm në Sarandë ndodh kjo”, shprehet një qytetar.

Një  tjetër kërkesë që sindikata e taksistëve i ka drejtuar bashkisë, është gjetja vendeve të parkimit të përhershme.

Po ashtu protestuesit kanë përsëritur ankesën për konkurrencën prej tregut të zi dhe taksive me targa të bardha.

Taksistët deklaruan se do të përshkallëzojnë protestën e tyre. Ata kanë njoftuar se nuk do të votojnë në zgjedhjet  e 11 majit në rast se situata e tyre vijon të mos ndryshojë.

Nuk duam asnjë taksi të rretheve, që kanë 1200 ngjyrash taksi dhe nuk kuptohen kush janë, vijnë dhe konkurrojnë këtu. Jemi 156 familje, janë 1040 vota, 1040 vota janë kundër, do i fitojnë partitë e tjera”, shprehen qytetarët e tjerë.

Protesta e sotme ishte e treta në radhë e ndërmarrë nga sektori i shërbimit taksi ndërsa priten edhe protesta të tjera ditët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *