FRPD Sarandë: 6 veta në seli, por “motorr i fushatës së fitores”

Një postim i fundit nga FRPD Sarandë ka ngjallur reagime dhe humor në rrjetet sociale. Në një foto ku duken vetëm gjashtë persona të mbledhur në seli, ata e cilësojnë veten si “motorr i fushatës së fitores”.

“Super çunat! FRPD motorr i fushatës së fitores!” – thuhet në postimin e tyre, i cili ka shkaktuar ironi mes ndjekësve, duke vënë në pikëpyetje “fuqinë” e këtij motori.

Me një pjesëmarrje kaq modeste, mbetet për t’u parë nëse ky “motor” do të ndezë fushatën apo do të mbetet në vend!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *