Policia “zbarkon” në Sarandë, operacion për ekzekutim të urdhër-arresteve ndaj zyrtarëve të administratës

Një operacion është duke u zhvilluar në orët e pasdites së kësaj të hëne në Sarandë për ekzekutimin e disa urdhër arresteve ndaj zyrtarëve të administratës.

Burime bejne me dije se policia po kryen, përveç arresteve, edhe kontroll të banesave të zyrtarëve.

Nuk dihet ende se kush i ka lëshuar urdhrat e arresteve SPAK apo Prokuroria Sarandë.