Ardit Bido: Unë jam lab, por Çamëria na përket të gjithëve
Nga Ardit Bido
Falënderoj kryetarin e shoqatës “Çamëria” Sarandë, z. Rexhep Ismaili, dhe kryetarin e nderit, inxhinierin Hekuran Halili, për ftesën në 34-vjetorin e “Shoqatës Patriotike Atdhetare Çamëria”, dega Sarandë.
Kjo shoqatë është e para e regjistruar pas rënies së regjimit komunist në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë.
Pjesëmarrja e shoqatës “Labëria”, e shoqatës “Tomorri”, e “Shoqatës së Egjiptianëve të Sarandës” dhe e shoqatës “Hasan Tahsini” tregon harmoninë mes komuniteteve të ndryshme që përbëjnë trevën e Sarandës, të Delvinës dhe të Konispolit.
Ndihem i lumtur që pata mundësinë të takoj miq të mirë, dhe që në këta 17 vjet të jetës publike aktive kam mbrojtur të drejtat e të gjitha komuniteteve të kësaj treve, me një përkushtim të veçantë për shqiptarët e Çamërisë.