Adrian Gurma uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Gurma uroi:

“Gëzuar Kurban Bajramin!”, ishte urimi i tij.

Në të gjithë vendin, besimtarët myslimanë e kanë nisur kremtimin e kësaj feste të shenjtë që në orët e para të mëngjesit duke iu drejtuar xhamive për të falur Namazin.

Në Sarandë, qindra besimtarë myslimanë falën Namazin në xhaminë e qytetit.

Sipas fesë myslimane, riti i faljes së Bajramit të Madh konsiston në dy momente: e para, është lutja nëpërmjet të cilës shprehet adhurimi për Zotin dhe më pas vjen predikimi. Për këtë ditë të shënuar theret një dash apo një dele e rritur, e cila i dedikohet Zotit.

Mishi ndahet mes pjesëtarëve të familjes, mes miqve dhe i dhurohet të varfërve.