58- vjeçari sarandiot, gati për maratonën e Napolit

Nga Thoma Nika

Atletika europiane është në prag të ngjarjes sportive të 23 shkurtit, siç është Maratona e Napolit, Ndërsa Alush Çukari, i njohur për përfshirjen e tij në vrapime të gjata, bën çdo përgatitje të jetë pjesë e këtij eventi.

Pas ërfundimit të procedurave të regjistrimit, thotë se po bëhet gati edhe fanella, me mbishkrimin “Saranda-Albania”, me të cilën do vrapojë.

58-vjeçari Alush Çukari, i njohur edhe si Maratonomaku i Sarandës, thotë se ka disa eksperienca si garues i ecjeve të gjata në Maratona të ndryshme dhe vrapime individuale.

Maratona e Napolit do të jetë pjesëmarrja e tij e parë në evente të tilla evropiane.
Alushi bën një jetë modeste, pasi është një punëtor buxhetor. Por pasioni e bën që në eventet sportive zakonisht të shkojë me shpenzimet e veta. Por nuk harron të jetë falenderues për faktin që mjaft biznese vendore të Sarandës, me dëshirën e tyre, i janë ofruar edhe për Maratonën e Napolit.

Alush Çukari shkon në Maratonën e Napolit, me përgjegjësinë për të garuar e dhënë më të mirën e tij në 21 km, ndër më shumë se 4 mijë maratonistëve të grupmoshës +50, ku dëshiron të spikatë me fanelën “Saranda-Albania”.

Çdo ditë e tij deri më 23 shkurt, është e mbushur me stërvitje, pasi thotë që po shkon në Napoli jo thjesht si pjesëmarrës, por edhe për të kapur një vend nderi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *