Saranda në terr, prej orësh pa energji elektrike

Orët e pasdites shumë qytete të Shqipërisë janë zhytur në terr për shkak të problemeve me energjinë elektrike.

Edhe qyteti i Sarandës është në ‘black-out’ total.

Grupet e punës të OSHEE janë në terren, teksa energjia elektrike mungon në gjithë qytetin.