Përkujtohet 77-vjetori i rezistencës frontale dhe 76-vjetori i çlirimit të Konispolit

Është përkujtuar sot 77-vjetori i rezistencës frontale 55 ditore të popullit të krahinës së Konispolit dhe 76-vjetorin e Çlirimit të Konispolit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Bashkia Konispol shkruan:

“Edhe pse në  ditë të vështira pandemie, përkujtuam sot 77-vjetorin e rezistencës frontale 55 ditore të popullit të krahinës së Konispolit dhe 76-vjetorin e Çlirimit të Konispolit.

Lavdi dëshmorëve të atdheut.?? Lavdi kontributit të të rënëve për Liri”, thuhet në njoftimin bashkisë Konispol. /Sarandanews.com/