Bashkia Sarandë hap aplikimet për programet sociale

Bashkia Sarandë shpall thirrjen për aplikime për programet sociale për strehimin në zbatim të  ligjit Nr.22.2018 “ Për Strehimin Social”, për vitin 2023.

Brenda muajit nëntor të gjithë të interesuarit duhet të kryejnë aplikimin nëpërmjet platformës qeveritare e-albania për të qenë përfitues në një nga programet sociale për strehim.

Një ndër funksionet e Bashkisë Sarandë është strehimi social.

Bashkia Sarandë synon harmonizimin dhe bashkërendimin më efikas të shërbimeve sociale në mbështetje të grupeve sociale më në nevojë.

Ligji Nr. 22/2018 “Për strehimin social” ka si qëllim përcaktimin e rregullave dhe proçedurave administrative për mënyrat e sigurimit, të shpërndarjes, administrimit dhe planifikimit të programeve sociale për strehimin, me qëllim krijimin e mundësive për strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm, duke u mbështetur në aftësitë paguese të familjeve që kanë nevojë për strehim dhe në ndihmën e institucioneve shtetërore.

Bashkia Sarandë ka zbatuar disa programe te strehimit social dhe ka zbatuar disa projekte që synojnë përmirësimin e kushteve të strehimit të komuniteteve në nevojë siç janë:

  • Subvencioni i interesave të kredisë si një instrument financiar për zbatimin e programit të banesave me kosto të ulët, me anë të të cilit familjet që përfitojnë banesa me kosto të ulët kanë të drejtën e marrjes së një kredie hipotekore me kushte lehtësuese. Bashkisë sonë i janë akorduar gjithësej130 kuota për periudhën 2019-2022. Me miratimin e tre listave janë ezauruar 121 kuota. Duke qenë se janë ende të lira 9 kuota, qytetarët kanë mundësinë të aplikojnë nëpërmjet platformës qeveritare e-albania.
    • Përfitojnë nga programi i banesave me kosto të ulët familjet:
  1. Kanë të ardhura mujore jo më të larta se të ardhurat mesatare të njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse dhe nuk përballojnë dot pagesat e kredisë për blerjen e një banese me vlerë jo më të madhe se mesatarja e vlerave të tregut në atë njësi dhe me sipërfaqe jo më të madhe se normat e strehimit;
  2. Nuk disponojnë banesë në pronësi ose disponojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit, apo janë zhvendosur nga banesat, sipas parashikimeve të nenit 6, të ligjit nr. 22/2018.

 

  • Granti i menjëhershëm është një tjetër instrument financiar për lehtësimin e zbatimit të BKU, me anë të cilit familjet që kanë përfituar banesa me kosto të ulët dhe që i përkasin disa kategorive të përcaktuar në ligj kanë të drejtë të përfitojnë një grant të menjeheshëm për të lehtësuar pagesën e kredisë. Qytetarët janë të lutur të paraqiten pranë Bashkisë Sarandë për dorëzimin e dokumentacionit të detyruar për grant të menjëheshëm brenda vitit 2022.
  • Nga kategoritë e parashikuara në nenin 46, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”, për përfitimin e grantit të menjëhershëm përfitojnë me përparësi:
  1. kryefamiljarët me aftësi të kufizuara;
  2. familjet me më shumë se një person me aftësi të kufizuara;
  3. individët me statusin e jetimit, të cilët jetojnë në banesa të papërshtatshme ose në konvikte;
  4. individët me statusin e jetimit që kanë në ngarkim vëllezër dhe motra, të papunësuar;
  5. kryefamiljarët e vetëm, viktimë e dhunës në familje;
  6. familjet njëprindërore të minoritetit rom dhe egjiptian;
  7. familjet/individët të parashikuar në pikën 1, të nenit 46, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”, që kanë rënë në vështirësi financiare dhe që rrezikojnë të humbasin banesën me kosto të ulët që kanë blerë me kushte kreditimi.

 

  • Subvencionimi i qirasë është një instrument i programit të banesave sociale me qira, që ndihmon individët/familjet, të cilët me të ardhurat e tyre nuk përballojnë pagesën e qirasë sociale ose të qirasë reale. Qytetaret janë të lutur të paraqiten pranë Bashkisë Sarandë për aplikimin dhe dorëzimin e dokumentacionit të detyruar për subvencionimin e qerasë në tregun e lirë. Brenda muajit nëntor të çdo viti rishikohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore aplikimet dhe dokumentacioni i nevojshëm, i përditësuar, për risubvencionim për vitin pasardhës nga përfituesit ekzistues dhe i përcillen ministrisë përgjegjëse për strehimin. Kërkesat e aplikuesve të rinj, për përfitimin e subvencionimit, mund të paraqiten në çdo kohë gjatë vitit, por jo më vonë se muaji nëntor për vitin pasardhës.
  • Përparësi në subvencionimin e qirasë sipas sistemit të pikëzimit kanë, por pa u kufizuar në to, kategoritë e mëposhtme:
  1. individët me statusin e jetimit;
  2. personat me aftësi të kufizuara;
  3. të moshuarit;

ç.    invalidët e punës;

  1. familjet e policëve të rënë në detyrë;
  2. emigrantët e rikthyer;
  3. punëtori emigrant;

ë.    azilkërkuesit;

  1. familjet e komunitetit rom;
  2. familjet e komunitetit egjiptian;
  3. Viktimat e dhunës në familje;
  4. viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit;
  5. prindërit e vetëm, që kanë në ngarkim fëmijë;
  6. individët që i përkasin komunitetit LGBTI, të cilët janë viktima për shkak të orientimit seksual ose identitetit gjinor, bazuar në vendimin e organit kompetent, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi që përcakton se si pasojë e diskriminimit individi nuk ka një strehim të përshtatshëm dhe që kanë të ardhura të pamjaftueshme ose që nuk kanë fare të ardhura, sipas përcaktimeve të bëra në nenin 3 të këtij ligji;
  7. të miturit, 14-18 vjeç, dhe të rinjtë, 18-21 vjeç, në konflikt me ligjin, kur dalin në lirim pas kryerjes së dënimit, kur kanë nevojë për banesë, sepse duhet të jetojnë larg familjeve, për shkak të rehabilitimit të tyre më të mirë në shoqëri;
  8. vajzat nëna, pas daljes nga programi i banesave sociale të specializuara;
  9. familjet me statusin e qiramarrësit në banesa ish-pronë private, sipas aktit normativ nr. 3, datë 1.3.2012.

 

  • Nga programi i përmirësimit të kushteve të banimit, si dhe përmirësimit deri në ndërtim të ri përfitojnë familjet/individët, të cilëve u mungon një strehim i përshtatshëm.
    • Përparësi në trajtimin me këtë program kanë:
  1. personat me aftësi të kufizuara;
  2. individët me statusin e jetimit;
  3. familjet e policëve të rënë në detyrë;
  4. të moshuarit;
  5. komuniteti rom;
  6. komuniteti egjiptian;
  7. komunitetet e zonave rurale;
  8. prindërit e vetëm;
  9. viktima të trafikimit /viktima të mundshme të trafikimit;
  10. viktima të dhunës në familje

 

  • Në fazën e dytë, dosja e çdo aplikanti duhet të përmbajë dokumentacionin që vërteton deklarimet e bëra në fazën e parë. Dokumentacioni që kërkohet në këtë fazë është, si më poshtë vijon:
  1. Për të dhëna personale të aplikantit:
  2. certifikatë e lindjes së aplikantit, me përjashtim të rasteve specifike kur individi/familja nuk ka regjistrim në gjendjen civile;
  3. vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore, ku kërkohet strehimi social, për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit.
  4. Për vërtetimin e kushteve të strehimit, sipas shkronjës “a”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:
  5. vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes;
  6. vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat e strehimit në fuqi;
  • vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi;
  1. aktverifikim nga njësia vendore për: – banesat në rrezik shembjeje; – rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore; – banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit.
  2. Vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës;
  3. akt i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale ose struktura, të cilat nuk klasifikohen si banesë.
  4. Për vërtetimin e kushteve familjare, sipas shkronjës “b”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:
  5. certifikatë familjare;
  6. vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara.
  7. Për vërtetimin e kushteve sociale, sipas shkronjës “c”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:
  8. vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara;
  9. vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar për individët me statusin e jetimit;
  • dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara;
  1. dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”;
  2. dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të shtetit dhe të Policisë së Burgjeve;
  3. urdhër mbrojtjeje apo urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje, lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje;
  • vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane;
  • dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin;
  1. vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI;
  2. vërtetim me certifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë.
  3. Për vërtetimin e kushteve ekonomike, sipas shkronjës “ç”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:
  4. vërtetim i të ardhurave neto të familjes ose një deklaratë me shkrim nga aplikuesi për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumenteve zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune;
  5. dokument nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes;
  • vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;
  1. vërtetim nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;
  2. vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.
FORMATI TIP I SISTEMIT TË PIKËZIMIT PËR PROGRAMIN E BANESAVE SOCIALE ME QERA (SUBVENSIONIMIT TË QIRASË NË TREGUN E LIRË)
Kriteret e Pikëzimit Pikët
1.1 Kushtet e strehimit 25
A Nuk disponon banesë në pronësi 9
B Banojnë në banesa rrezik shembjeje 5
C Kanë ngelur ose rrezikojnë të ngelen të pastreha si rezultat i  zbatimit të një vendimi gjyqësor 6
Ç Kanë ngelur ose rrezikojnë të ngelen të pastreha si rezultat i fatkeqësive natyrore 5
1.2 Kushtet familjare 25
A Familjet një prindërore që kanë në ngarkim fëmijë 8
B Të moshuar që kanë mbushur moshë e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për tu strehuar në institucionet publike të përkujdesjes shoqërore 5
C Familjet me më shumë se 4 fëmijë 7
Ç Çiftet e reja me moshë totale deri në 60 vjeç 5
1.3 Kushtet sociale 25
A Persona që trajtohen me ndihmë ekonomike 5
B Persona me aftësi të kufizuara 5
C Persona me statusin e jetimit që nga çasti i daljes nga qëndrat e përkujdesjes shoqërore e deri në moshë 30 vjeç 2
Ç Emigrant i rikthyer, punëtor emigrant 3
D Familje të policëve të rënë në detyrë 3
E Viktima të dhunës në familje 4
F Familje e komunitetit Rom 2
G Familje e komunitetit Egjyptjan 1
1.4 Kushtet ekonomike 25
A Familje pa të ardhura 10
B Familje me të ardhura shumë të ulta 7
C Familje me të ardhura të ulta 5
Ç Familje me të ardhura mesatare 3

 

FORMATI TIP I SISTEMIT TË PIKËZIMIT PËR PROGRAMIN BANESË ME KOSTO TË ULËT (SUBVENSIONIMIT TË INTERESAVE TË KREDISË ME KUSHTE LEHTËSUESE)
Kriteret e Pikëzimit Pikët
1.1 Kushtet e strehimit 25
A Nuk disponon banesë në pronësi 10
B Banojnë në banesa rrezik shembjeje 7
C Kanë ngelur ose rrezikojnë të ngelen të pastreha si rezultat i  zbatimit të një vendimi gjyqësor 3
Ç Kanë ngelur ose rrezikojnë të ngelen të pastreha si rezultat i fatkeqësive natyrore 5
1.2 Kushtet familjare 25
A Familjet një prindërore që kanë në ngarkim fëmijë 6
B Të moshuar që kanë mbushur moshë e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për tu strehuar në institucionet publike të përkujdesjes shoqërore 1
C Familjet me më shumë se 4 fëmijë 8
Ç Çiftet e reja me moshë totale deri në 60 vjeç 10
1.3 Kushtet sociale 25
A Persona që trajtohen me ndihmë ekonomike 5
B Persona me aftësi të kufizuara 5
C Persona me statusin e jetimit që nga çasti i daljes nga qëndrat e përkujdesjes shoqërore e deri në moshë 30 vjeç 2
Ç Emigrant i rikthyer, punëtor emigrant 3
D Familje të policëve të rënë në detyrë 3
E Viktima të dhunës në familje 4
F Familje e komunitetit Rom 2
G Familje e komunitetit Egjyptjan 1
1.4 Kushtet ekonomike 25
A Familje pa të ardhura 3
B Familje me të ardhura shumë të ulta 5
C Familje me të ardhura të ulta 7
Ç Familje me të ardhura mesatare 10