Anila Denaj “tradhëton” Butrintin, shfaqet si tifoze e Delvinës
Këtë të diel u zhvillua derbi mes Delvinës dhe Butrintit, i cili u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të vendasve.
E pranishme për të ndjekur këtë duel ishte dhe deputetja e Sarandës, Anila Denaj.
Denaj u shfaq në tribuna në krah të kryebashkiakut të Delvinës, Besmir Veliut.
“Kënaqësi të isha e pranishme në derbin e jugut mes Sarandës dhe Delvinës! Atmosferë fantastike dhe energji nga tifozët e zjarrtë!”, shkruan Anila Denaj.