Finiq, vazhdojnë punimet për ujësjellësin e Kostarit

Vazhdojnë në mënyrë intensive punimet për përfundimin edhe të rrjetit të brendshëm të ujësjellësit në fshatin Kostar të Bashkisë Finiq.

Është një vepër që realizohet me bashkëpunimin e kryesisë së fshatit, të Ndërmarrjes Kununale të Ujësjellësit dhe Kanalizimeve dhe Bashkisë Finiq.

Kryetari i Bashkisë zoti Kristo Kiço që vizitoi këto ditë veprën i kërkoi drejtorit të ndërmarrjes komunale zotit Mihal Çavo të përshpejtojë proçedurat e instalimit të tubacioneve në rrjetin e brendshëm të çdo lagjeje me qëllim që të përfundojë sa më shpejtë kjo vepër.