Zjarr i madh në Finiq, flakët përhapen në drejtim të fshatrave! Rrezikojnë të digjen edhe varrezat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë Finiqin, duke bërë që për vënien nën kontroll të flakëve, të kërkohet ndihmë dhe nga bashkitë e tjera.

Zjarri, duke u favorizuar nga era, ka vënë në rrezik banesat e fshatrave Stjar dhe Matomar dhe gjithashtu varrezave.

Në ndihmë të ekipeve zjarrfikëse ka shkuar edhe një mjet nga Himara dhe një tjetër nga Konispoli.

Gjithashtu janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura.