“Një kazan atje në Greqi tha kam vjedhur pronat”, Rama krah Tavos: Do të hapë një kapitull të ri, është i tëri i Himarës

Pak orë para se himariotët t’u drejtohen qendrave të votimit, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kandidati për kryebashkiak, Vangjel Tavo, zhvilloi një takim me qytetarët.

Rama vlerësoi Tavon, ndërsa shtoi se Himara i përket himarjotëve.

”Vangjel ka shumë, Tavo ka një. Kjo është histori i njohur me këtë, dem baba dem. Që kur ishte në PS ku s’bën fushata, ku bën komunikim me njeriun deri më derë e prag më prag.

Me Ruçin është rritur, kur u bë i madh tha ç’më duhet mua PS, e tani u kthye prapë për Himarën. Ky është i tëri i Himarës, se unë jam përgjysmë. Po diskutonim me Damianin gjithë historinë çfarë janë himarjotët dhe si i kanë pasur marrëdhëniet me Tiranën, Athinën e të tjerët.

Janë himarjotë pikë, janë komplet gjë tjetër edhe Himara i lidh bashkë. Kjo që ka ndodhur është një mundësi e madhe në aspektin për ta parë perspektivën duke kuptuar edhe arsyet përse kanë dashur dhe për ta vënë emrin Himarë e himarjot kryefjalë”, tha Rama.

Më tej Rama, hodhi poshtë akuzat e ngritura sot se ka vjedhur pronat, duke thënë se vijnë nga një kazan në Greqi.

”Kishte dal një kazan atje në Greqi, nga një kazan këtu. Rama ka grabitur pronat. Po i tregoja historinë se është e bukur shumë, kaq domethënëse për të gjithë situatën.

Pjesa e Kolekajve është nga këtu dhe kam pasur edhe ata pjesët e tyre me dokumente. Unë ua kam thënë dem baba dem, nuk marr pjesë në këtë s’më interesojnë.

Kur shkon në botën tjetër, hipoteka, paratë në xhep dhe kartat e kreditit nuk funksionojnë, puna është ca lë mbrapa”, shtoi Rama.