Sarandë, arrestohet një 58- vjeçar dhe shpallet në kërkim një tjetër, ja për çfarë akuzohen

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë ndaluar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, kryer në bashkëpunim, shtetasin A. R., 58 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit E. F. dhe S. N. (të shpallur në kërkim), në lagjen nr. 4, në qytetin e Sarandës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në trup shtetasin M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe i ka dëmtuar pjesërisht automjetin që ai drejtonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.