Sinjalizon Gurma, socialistët e Sarandës përgatiten për Kongresin

Partia Socialiste po përgatitet për mbajtjen e Kongresit, i cili do të mbahet për tre ditë me rradhë, duke nisur nga data 28 shkurt deri më 1 mars.

Përgatitjet për të qenë pjesë e këtij Kongresi kanë nisur dhe në degën e Partisë Socialiste të Sarandës.

Sinjalizimi ka ardhur nga kryebashkiaku, Adrian Gurma, i cili në rrjetin e tij social facebook ka publikuar foton zyrtare të Kongresit të PS-së.

Pak ditë më parë i deleguari i PS, për qarkun Vlore, Damian Gjiknuri së bashku me deputetin Alket Hyseni, zhvilluan një takim me përfaqësuesit e delegatët e Kongresit të PS për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin. /Sarandanews/