Fevziu jep alarmin: Rritje tej mase e çmimeve në jug të Shqipërisë. Mos abuzoni! (VIDEO)
Gazetari Blendi Fevziu thotë se çmimet në jug të vendit janë rritur shumë. Përmes një video-mesazhi, ai iu bën thirrje bizneseve të frenohen dhe të mos abuzojnë sepse kjo do të ketë pasoja për ata vetë dhe ekonominë e vendit.
“Kam dëgjuar operatorët që ankohen për mungesën e turistëve të huaj. Problemi kryesor me të cilin përballet jugu i Shqipërisë është rritja tej mase e çmimeve. Ata që vizitojnë Shqipërinë kanë një nivel ekonomik të mesëm e poshtë, të cilët nuk i përballojnë dot çmimet e jugut që këtë vit janë rritur me 30-35% në disa vende dhe 50%. Ruani çmimet normale nëse doni turizëm të shtrirë gjatë gjithë kohës. Mos ngrini çmimet”, thotë Fevziu. Shihni videon e plotë të tij.