Adrian Gurma: Saranda, qytet i markës turistike. Në fokus, përmirësimi i infrastrukturës rrugore

“Saranda, është një qytet i markës turistike dhe në fokus ne kemi krahas problematikave të përditshme, përmirësimin e infrastrukturës rrugore. “-Kështu u shpreh kryebashkiaku Adrian Gurma gjatë një interviste dhënë një ditë më parë.

I pyetur pë ecurinë e punimeve në rrugën e re Lëkurës-Kanal i Cukës, Gurma vuri në dukje se “Lëkurës-Kanal i Cukës, do të bëhët shumë shpejt e aksesueshme . me përfundimin e saj ajo do të rrisë ndjeshën edhe vlerën e asteve dhe pronave të qytetarëvë. Përfitimi më I madh do të jetë edhe për lehtësimin e traifkut dhe lëvizshmërisë në qytet.-tha kreu i Bashkisë.

Shpresojmë të mos kemi më ato ngërçe dhe situarta si vitet e  mëparshme kur trafiku I rrugës drejt Kanalit të Çukës, të mos jëtë në ato nivele si më parë. Hapja e kësaj rruge te rre është një përfitim i shumanshëm-tha Adrian Gurma.

Për rëndësinë strategjike të kësaj rruge në zhvillimet urbane dhe turisitke te Sarandes, ajo u inspektua pak kohë më parë edhe nga vete kreu i Qeverise shqiptare, Edi Rama, gjate një vizite të planifikuar në Sarandë.