A do ketë kandidat për zgjedhjet në Himarë? Përgjigjet Basha
Lulzim Basha, ish-kryetar i PD zhvilloi të martën një konferencë për mediat ku i është përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me çështje të ndryshme brenda të djathtës.
I pyetur nëse grupimi politik që përfaqëson do të ketë kandidat në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në Himarë në 4 gusht Basha u përgjigj:
“Nuk do të kemi kandidat në Himarë për arsyen e vetme se Gjykata e Apelit ka pamundësuar të regjistrohemi qoftë me identitetin politik që kemi pasur në 11 qershor qoftë me një tjetër, kështu që 4 gushtin ja kemi lënë ortakëve të OMONIA, megjithëse edhe aty pazari duket i qartë, nuk është bojkot. Himara duket që është fundi i një pazari të vjetër mes të dyve”, tha Basha.