3 të plagosur, pamjet e aksidentit të mbrëmshëm në rrugën Sarandë-Delvinë (FOTO)

Një aksident është raportuar në aksin Sarandë-Delvinë mbrëmjen e kaluar, në afërsi të fshatit Shelegar. Mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet tip “Mercedez-Benz”, me drejtues Zenel Tusha dhe automjeti tip “Mitsubishi” me drejtues 34-vjeçarin Eltjon Çela. Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në spital për trajtim mjekësor në Sarandë. Ndërsa bëhet me dije se bashkëshortja e Zenel Tushës, Adife Tusha që ndodhej në automjet, është në gjendje të rëndë në spital.