VIDEO/ Rama: Saranda, energji e ritëm për një sezon veror hit
Saranda pret këtë sezon turistik edhe më shumë turistë se vitin e kaluar, ndërsa vizitorët kanë mbushur tashmë qytetin dhe zonat përreth për të shijuar plazhin dhe atraksionet që ofrohen.
Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale një këngë të krijuar për Sarandën ndërsa në videon që shoqëron këngët shfaqen pamje mahnitëse të qytetit, plazhit dhe trashëgimisë kulturore e historike që mbart zona.
“Nga Saranda me energji e ritëm për një sezon veror hit”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.
Saranda vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara turistike për turistët e huaj.
Edhe këtë vit pritshmëritë janë shumë të mira, ndërsa parashikohet numër i lartë turistësh ndërsa shumë kroçera kanë kryer prenotimet.
Qyteti i Sarandës njihet për plazhet mahnitëse dhe ujin si kristal. Përveç diellit e plazhit, Saranda veçohet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.