Intriga dhe përçarje, çfarë po ndodh në degën e PD-së së Rithemelimit në Sarandë…

Pak javë më parë në degën e PD-së së Rithemelimit në Sarandë u zhvilluan zgjedhjet për kreun e ri, ku u rizgjodh kryetarja aktuale Manjola Nikollo.

Ndryshe nga sa çfarë pritej, Manjola Nikollo nuk e ka pasur mbështetjen e deputetes së zonës Ina Zhupa, ç’ka ka sjellë që kjo e fundit të mos e përshëndesë zgjedhjen e saj në krye të degës së PD Sarandë.

“Ishte këmbëngulja juaj që më riktheu dëshirën dhe preokupimin për të garuar sërish për drejtimin e degës sonë. Një proces i nisur shtrembër, me ndërhyrje të padrejta e deri në kufijtë e absurdes, natyrisht që mund të më mbante larg. Por dhjetra e qindra mesazhe e takime me ju, më dhanë forcë për t’i shkuar deri në fund asaj që vërtetë mendoja se ishte jo thjesht fitorja ime, por triumf i së drejtës.

Për mua fundi i këtij procesi nuk është fitore beteje e as e ndonjë “lufte” imagjinare, nëse ndokush e ka quajtur të tillë prej fillimit. Fundi i këtij procesi nuk është as fillim i ri por është vazhdim i punës së nisur bashkarisht prej prillit 2022”, shkruante Nikollo në postimin e saj pas fitores duke i dhënë një mesazh deputetes së zonës dhe duke konfirmuar prishjen e mardhënieve mes tyre.

Këtë përçarje e ka komentuar dhe ish deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi, i cili ka sulmuar deputeten Zhupa e cila ka heshtur për zgjedhjet e zhvilluara në Sarandë.

“E Nderuar deputete Ina Zhupa do kishe bere mire te postoje edhe me Kryetaren e deges Sarande Zj Manjola Nikollo qe fitoi perseri si kryetare e kesaj dege me 289 vota

Nje Zonje e nderuar dhe nje Arkitekte qe nuk ka nevoj per tju lepire askujt per lemoshe
Saranda ka me shume peshe se sa Finiqi dhe Konispoli zj Ina dhe nuk eshte fare normale e as etike qe nje deputet te deklaroj voten, anesine e aq me keq te shpreh urrejtje me xheste kur fituesit nuk jane pjese e tufes qe ju lepihen apo qe ju mashtrojne

Opozita Zj Ina eshte mision fisnik por i veshtire qe nuk ka nevonje vetem per lepiresaZj Manjola ka qene qysh ne fillim me rithemelimin dhe kjo nuk besoj qe perben shkak qe Ti dhe Ju qe erdhet me pas tek rithemelimi te filloni te realizoni aspiratat tuaja per te perkrahur vetem ata qe ju pelqejne apo ju servilosen ju si deputet”, shkruan Myslim Murrizi.

Ndërkohë nga deputetja Ina Zhupa ka pasur vetëm heshtje rreth kësaj situate, ndërkohë që ajo ka përshëndetur vetëm kryetarët e rinj që janë zgjedhur në degën e PD-së së Rithemelimit në Finiq dhe Konispol. /Sarandanews.com/