Besmir Veliu dhe Stefan Çipa inspektojnë objektin 6 katësh të banesave sociale që po ndërtohet në Delvinë

Kryetari i bashkise se Delvines Besmir Veliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave, Z. Stefan Çipa inspektuan ecurinë e objektit 6 katësh të banesave sociale që po ndërtohet në Delvinë.

Nje godine ku do te akomodohen 29 familje.

“Së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Entit Kombëtar të Banesave, Z. Stefan Çipa, inspektuam ecurinë e objektit 6 katësh të banesave sociale që po ndërtohet në Delvinë.

Një premtim i mbajtur, në të cilin do të akomodohen 29 familje duke ndikuar në zbutjen e problematikave sociale të strehimit.

Fokusi i diskutimeve gjatë këtij inspektimi ishte mbajtja e ritmeve intensive të punimeve me qëllim përfundimin dhe dorëzimin në kohë të objektit”, shkruan kryebashkiaku i Delvines.