Sarandë-Ksamil/ Shoqatat plotësojnë boshllëqet në sherbimin e pastrimit

Ne Sarande, shoqatat Nisma e Luleve dhe Spiranca Diving Center vazhdojne plotesimin e hapesirave publike me kosha te vegjel per mbeturinat. 

Se bashku me logon e shoqatave, koshat e mbeturinave po shihen ne disa mjedise qe kane munguar prej me teper se dy dekada ne keto mjedise.

Keshtu vendosja e koshave te vegjel për mbeturina shihet ne rrugen drejt Portit Detar –një portat hyrese nderkombetare per ne Shqiperi.

Nisma u shtri edhe ne Ksamil kryesisht ne zonen e bregdetit dhe plazheve te njohura.

Tashme aktivistëve të Nismës u jane bashkuar edhe punonjësit e gjelbërimit të Bashkisë Sarandë.

Pritete qe aksioni i mesiperm me ndikim te drejteperdrejte ne mjedis dhe edukaten qytetare, te shtrihet ne mjedise te tjera si ne Sarande ashtu edhe ne  Konispol e Delvinë.